Drejt Amerikes jo vetem Lionel Messi. Edhe Serxhio Buskets është zyrtarisht një futbollist i Inter Majmeit në MLS.

Mesfushori spanjoll i dha fund këtë sezon aventurës së tij me Barcelonën dhe është gati për një aventurë të re jashtë Europe.

Ai pati shumë oferta nga Arabia Saudite, por siç bëjnë me dije mediat, i refuzoi për të provuar eksperiencën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu për t’u ribashkuar me Leo Mesin.