Francois Dulysse është futbollisti më i ri i Egnatias. Është vetë klubi rrogozhinas që njofton afrimin e lojtarit me një post në rrjete sociale.

Së bashku me presidentin Demorzi, Dulysse është prezantuar përpara medieve dhe ka pozuar me fanellën e re, atë jeshile.

Lojtari ka firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur në Rrogozhinë për 2 vite e gjysmë dhe menjëherë i është bashkuar trajnerit Tetova dhe grupit në mini-fazën përgatitore.

-Njoftimi i Egnatias-

Presidenti Agim Demrozi ka prezantuar para mediave qendërmbrojtësin. Francois Dulysse i cili ka nënshkruar kontratë me KF Egnatia për 2.5 vite. Dulysse është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e re duke premtuar më të mirën për ekipin.