Vllaznia e ka marre shume seriozisht ndertimin e skuadres per sezonin e ri. Pas kater firmave te para, sot ka ardhur nje tjeter firme me peshe. Ish- kapiteni i kesaj skuadre- Erdenis Gurishta do te jete serish futbollist i Vllanise.
Mbrojtesi ka hedhur firme ne kontrate dhe eshte prezantuar pak minuta me pare nga ana e klubit kuqeblu. Ai rikthehet pas nje sezoni shkeputje teksa ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit bullgar CSKA Sofia 1948.
Ai do te gjeje ne skuader shume prej bashkelojtareve me te cilat ka arritur te fitoje edhe dy Kupa te Shqiperise dhe po ashtu edhe trajnerin Thomas Brdariç me te cilin ka punuar per gati dy sezone.
Erdenis Gurishta ne kete menyre eshte blerja e peste e Vllaznise pas atyre te Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliut, Melos Bajramit dhe Klinti Qatos. Por me shume mundesi nuk do te jete e fundit sepse drejtuesit e klubit po shohin edhe per ndonje opsion tjeter ne merkato./www.shkodrasport.com/