Erzeni nuk ka ndërmend të ndalet. Shijakasit ditën e sotme kanë bërë një tjetër afrim cilësor në skuadër.Këtë herë në fakt është një rikthim në Shijak, pasi drejtuesit kanë prezantuar Florian Kadriun.

Ky i fundit ishte një titullarë fiks në sezonin që kaloi, teksa me Erzeni luajti në 49 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, ku shënoi edhe 2 gola dhe dhuroi 3 asiste.

“Zyrtare KF Erzeni njofton rikthimin e Florijan Kadriut në skuadër. I urojmë mireseardhjen dhe suksese Florijanit si përforcimi më i ri i KF Erzenit”, shkruan shijakasit.

Kujtojmë se në merkaton e verës 28-vjeçari u transferua te Atyrau, ndërsa mbyll aventurën te skuadra kazake pas 6 muajsh dhe rikthehet te Erzeni për pjesën tjetër të sezonit./newsport/