Rijad Mahrez është ylli i radhës që lë Europën për t’u bashkuar me skuadrën e Al Ahli në Arabinë Saudite.

Pas shumë e shumë përpjekjeve, klubi arab më në fund ka arritur të bindë Mançester Sitin, që e la të lirë për shumën e 30 milionë paundëve.

Sulmuesi algjerian që fitoi çdo gjë me “qytetarët” ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, aty ku do të bashkohet me Roberto Firminjon dhe Eduard Mendi.