Kapitenia e Vllaznisë së femrave, Megi Doçi ka folur për Oversport pas arritjes historike të skuadrës shkodrane, që u kualifikua në fazën e grupeve të Champions League.

“Ishte një sukses i madh. Një ndeshje që është përgatitur prej shumë vitesh, sepse dihej ky objektiv. Edhe stadiumi ishte plot dhe njerëzit qanin nga gëzimi, edhe për mënyrën si erdhi kualifikimi. Jemi përgatitur shumë mirë për të arritur këtë objektiv, me punë dhe sakrifica.

Vllaznia e këtij viti ka qenë më i kompletuar me shumë lojtare që kanë ardhur nga jashtë. Edhe grupi ka qenë i bashkuar, prandaj arritëm këtë sukses. Sa larg do shkojë skuadra? Vllaznia ka tregua se di të luajë futboll dhe me 2-3 përforcime në merkato mund të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Kemi një grup të vështirë, me ekipe që kanë eksperiencë dhe financa më shumë se ne. Ju garantoj që Vllaznia do të japë maksumimin që të paraqitet sa më denjësisht në fazën e grupeve të Championsit. Kemi shkruar historinë, pas shumë sakrificave dhe e kemi përjetuar shumë këtë kualifikim.

Golat? Preferoj të punoj dhe kur shënoj 2 gola në një sfidë, stërvitem më shumë që të shënoj më shumë në ndeshjen tjetër. Presidenti Matija ka dhënë gjithçka dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë sukses”, ka thënë Megi Doçi. /OVERSPORT/