Kampionati i Superliges eshte nderprere per shkak te ndeshjeve te Kampionatit Boteror qe starton kete fundjave ne Katar, nderkohe qe ndeshjet do te rikthehen per t’u luajtur ne gjysmen e muajit te ardhshem.

Por perpara sfidave te kampionatit, futbolli shqiptar do te rinise me nje ndeshje te shumepritur, serish me klasiken Tirana- Vllaznia, e cila kete here do te jete e vlefshme per finalen e Superkupes se Shqiperise.

Nga sa mesohet, Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar perpos dates 7 dhjetor, edhe oren dhe vendin se ku do te luhet kjo sfide e shumepritur ne mes ketyre dy skuadrave me te vjetra te futbollit shqiptar.

FSHF ka vendosutr qe finalja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, në orën 19:00. Padyshim qe interesimi per kete takim pritet te jete i madh nga ana e te dy tifozerive, nderkohe qe duhet thene se ne Shkoder kane nisur te mendojne qe tani per te, sepse deshirojne qe Vllaznia ta fitoje me çdo kusht kete trofe.

Ndërkohë, Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë më 11 dhe 12 dhjetor me ndeshjet e javës së 13-të të kampionatit.