Eshte thuajse fakt i kryer dhe pritet vetem zyrtarizimi nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi Vllaznia. Ndeshja e javes se 11-te te Kategorise Superiore Vllaznia- Bylis për Superligën nuk do të luhet këtë fundjavë, pra te shtunen siç ishte planifikuar.

Mësohet se FSHF-ja ka marrë vendim që kjo ndeshje të spostohet mesjavën që vjen. Sipas të njëjtave burime, ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” të mërkurën tjetër, ndërsa mbehet për tu mësuar vetëm ora e zhvillimit të saj.

Klubi shkodran ka kerkuar qe ndeshja te luhej ne “Loro Boriçi” ngaqe gjendja e barit te sapombjelle tashme duket e mire, megjithate vete institucion i futbollit vendosi qe ta shtynte edhe kater dite luajtjen e ketij takimi ne menyre qe fusha te jete ne kushte edhe me optimale.

Ndoshta fare mire kjo ndeshje mund te ishte luajtur edhe kete fundjave, por gjithsesi palet kane rene dakod qe ajo te shtyhet per mesjaven e ardhshme.