U detyrua të linte fushën e lojës që në minutën e 70-të ndaj Kukësit për arsye dëmtimi dhe ndërkohë është e sigurtë që do të mungojë së paku edhe në ndeshjen e kësaj jave ndaj Erzenit dhe mbase edhe më shumë.

E kemi fjalën për mbrojtësin Marko Juriç. Trajneri Memelli pas ndeshjes u shpreh se do bëhen ekzaminimet dhe do të shihet shkalla e dëmtimit të tij. Dhe në fakt ekzaminimet janë bërë dhe ka rezultuar një dëmtim jo i lehtë.

Bëhet fjalë për një tërheqje muskulare në pjesën e prapme të kofshës dhe si rrjedhojë, mjekët i kanë rekomanduar tre javë pushim. Që do të thotë se problemet për stafin teknik shtohen edhe më tepër me mungesën edhe të këtij lojtari në ndeshjen e rradhës, ashtu siç është ajo e Krymit apo dhe e ndonjë tjetri.

Juriç u kthye në një lojtar të rëndësishëm për Vllazninë duke ofruar garanci me aktivizimin e tij në repartin e mbrojtjes dhe sigurisht që mungesa e tij do të ketë ndikimin e vet tek skuadra, megjithatë trajnerëve u del për detyrë të gjejnë mënyrën e duhur për ta zëvendësuar./SHKODRA-SPORT.COM/