Dihej prej kohësh që Gjilani kishte rënë takord për dy transferime nga ekipi i Kukësit, por tashmë është zyrtare.

Angelos Tafas dhe Atdhe Rashiti janë zyrtarisht dy afrimet e fundit në klubin e Gjilanit.

Përmes një postimi në llogarinë e klubit nga Kosova, është njoftuar ardhjet në formë huazimi të futbollistëve Tafs dhe Rashiti.

Gjithashtu “Skifterat” konfirmojnë edhe arritjen e marrëveshjes për transferimin e Enea Koliçit nga Gjilani tek Ballkani i Suharekës.