Laçi luan ditën e sotme në orën 13:00 një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Kastriotit në llogari të Kategorisë Superiore.
Një nga lajmet e mira para kësaj ndeshjeje është rikthimi i mbrojtësit të majtë, Renato Ziko, i cili shleu në ndeshjen ndaj Vllaznisë pezullimin e kartonëve.
Rikthimi i tij rregullon mbrojtjen, pasi në Shkodër nuk kishte asnjë lojtar tipik në këtë krah dhe Mezani u detyrua të ndryshonte tërësisht skemën, që në fund nuk rezultoi e dobishme.
Gjithsesi, Rudolf Turkaj ende nuk është rikuperuar tërësisht nga dëmtimi, njëjtë si Albi Alla, i cili do të jetë jashtë edhe në këtë përballje.
Trajneri Mezani pritet të rikthejë si titullar Vasil Shkurtajn, që shënoi në Shkodër, edhe pse u aktivizua si zëvendësues. Gjatë kësaj jave Guindo ka pasur probleme, por do të jetë i gatshëm.