Në përballjen ndaj Bylisit, Josa do t’i besojë formacionit fitues të takimit të fundit. Nga sa mësohet, skuadra nuk pritet që të ketë asnjë ndryshim titullarësh nga takimi ndaj Laçit.

Sërish në të djathtë të mbrojtjes do të jetë Smajli, i cili me sa duket po bind trajnerin Josa me performancën e tij.

Në të majtë do të vijojë që të jetë Esin Hakaj, ndërsa qendra e mbrojtjes do të formohet nga Juriç e kapiteni Gurishta.

Në mesfushë pritet të jetë treshja: Jonuzi-Alivoda e Marku, ndërsa përpara në sulm pavarësisht se i gatshëm do të jetë edhe Bekim Balaj, pritet që në këtë përballje të startojë Kaina, që do të mbështetet nga krahët me Hoxhajn dhe Esat Malën.

Formacionet e mundshme:

Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Zguro, Maçolli, Ruçi, Loran, Antoni Beji, Eskuerdinja, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi.

Vllaznia: Zogovic, Smajli, Juric, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Hoxhaj, Kaina, Mala. Trajner: Mirel Josa