FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErgi Borshi refuzon detyrën te Akademia Vllaznia, në pritje të një oferte...

Ergi Borshi refuzon detyrën te Akademia Vllaznia, në pritje të një oferte të re

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Ergi Borshi duket se nuk do të vazhdojë më në stafin e ekipit të parë të Vllaznisë, por as nuk do të jetë në drejtimin e skuadrës U17. Pas ndryshimeve që pritet të ndodhin në stafin teknik të kuqebluve, atij i është propozuar ndërrimi i pozicionit, duke marrë drejtimin e ekipit U17, rol që deri tani e ka mbajtur Haris Dalipi.

Megjithatë, mësohet se Borshi nuk e ka pranuar këtë propozim, duke lënë të hapur të ardhmen e tij profesionale. Ndërkohë, burime pranë tij bëjnë me dije se ai ka në shqyrtim mundësi të tjera, pasi mësohet se për shërbimet e tij ka interes nga disa ekipe të “Abissnet Superiore”.

Në këto kushte, mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Ergi Borshin, i cili mund të vijojë karrierën në një tjetër klub të elitës së futbollit shqiptar.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments