Ervin Skela do të vazhdojë të ardhmen e tij në Gjermani, ku ka arritur të bëjë hapin e madh në karrierën. Lëgjenda e kombëtares shqiptare ka marrë në dorë frenat e ekipit të njohur gjerman.

Skela do të drejtojë skuadrën e U-19 të Frankfurtit, pasi Damir Agovic është shkarkuar si trajner për shkak të rezultateve negative.

Sipas “Oversport” 46-vjeçari kështu do të zëvendësojë të larguarin Agovic, ndërsa kujtojmë se pot e U-19 e Frankfurt ka pasur rolin e zëvendëstrajnerit.

Momentalisht Skela është emëruar si trajner i përkohshëm, por atij do t’i besohet ky rol edhe në vazhdim “çelësi” i skuadrës, teksa theksojmë se legjenda e kombëtares shqiptare ka drejtuar në të kaluarën edhe ekipin e U-17 të Frankfurtit.