Klubi i Dritës ka bërë goditjen e madhe në merkato duke afruar ish-sulmuesin e PSG-së, Alesandre Fresanzh. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi gjilanas.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Nga viti 2020 deri më 2022, luajti te skuadra e dytë e PSG-së.
Postimi i plotë
Alexandre Fressange është ardhja jonë e re
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi siguruar shërbimet e sulmuesit Alexandre Fressange.
Fressange është 23 vjeqar vjen nga Parisi i Francës, ku ishte pjesë e ekipeve zingjir të PSG-së dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.
Alex ka nënshkruar kontratë dy vjeqare me ne, me mundesi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe do të jetë një forcë shtesë e ekipit tonë.
Bienvenue Alex