Talenti me origjinë shqiptare, Medon Berisha, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Mesfushori i datëlindjes 2003 është transferuar te klubi italian i Leçes, nga radhët e Jang Bojsit.
Bëhet fjalë për një futbollist me një të ardhme e cila pritet të jetë e ndritur. Berisha fillimisht do të jetë pjesë e ekipit Primavera, me shpresën se do të përshtatet në futbollin italian, për të kontribuar për ekipin e parë.
Vlen të theksohet se pjesë e klubit të Leçes është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku dhe ne kete menyre numri i lojtareve me origjine shqiptare aty shtohet edhe me shume.
Për sa i përket Berishës, ai është pjese e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ku ka regjistruar 2 sfida! Medoni është një produkt i akadamisë së Jang Bojs!