Pas Rei Manajt dhe Andi Hotit, një tjetër shqiptar ka nënshkruar për Interin dhe ai është talenti 16-vjeçar Kevin Zefi. Ky i fundit ka lindur ne Irlande, por eshte me origjine nga Shkodra.

Zefi luan në rolin e sulmuesit dhe aktivizohej tek skuadra e të rinjve të Shamrok Rovers në Irlandë, por tani ka bërë një hap të madhe në karrierë teksa ditën e sotëm ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me zikaltrit.

16 vjeçari ka lindur në Irlandë, por ka dhe nënshtetësi shqiptare. Lajmin për transferimin e Zefit në Milano e bën të ditur mediat irlandeze duke i uruar fat në karrierë shqiptarit siç ka bërë më parë dhe Robi Kin dhe Liam Bredi.

16-vjeçari do të inkuadrohet menjëherë në ekipin zinxhir të rinjve të Interi ku nuk përjashtohet ndonjë huazim për rritjen si futbollist. Ai eshte njekohesisht edhe pjese e kombetareve te moshave te Irlandes, ndersa kohet e fundit FSHF ka nderhyre duke tentuar ta binde per te luajtur per Shqiperine.