Nga Maringlen ZHIVANI
Shiroka ka bërë të ditur afrimin më të ri të skuadrës, mesfushorin suedez me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi, Jakob Dreshaj.
I formuar në futbollin suedez, Dreshaj vjen për të forcuar ekipin dhe për të sjellë cilësi, disiplinë dhe përvojë në fushë.
Lojtari ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Shiroka shpreson që eksperienca e tij do të ndikojë pozitivisht në performancën e skuadrës në kampionat. Ndërkohë, edhe vetë klubi i ka uruar mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e Shirokës.


