Thursday, January 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Kaljari rikthen nga huazimi portierin shkodran Alen Sherri

ZYRTARE/ Kaljari rikthen nga huazimi portierin shkodran Alen Sherri

Klubi i Kaljarit ka zyrtarizuar sot vendimin për të kthyer nga huazimi te Frozinone në Serinë B portierin Alen Sherri. Shkodrani i lindur në vitin 1997 ishte dhënë në huazim gjatë verës te Frozinone për të luajtur vazhdimisht por ndonëse zhvilloi një ndeshje në Kupën e Italisë me këtë skuadër, më pas nuk ia doli të afirmohej si titullar në radhët e ekipit.

“Kaljari komunikon se ka përmbyllur me Frozinonen zgjidhjen e parakohshme të huazimit të futbollistit Alen Sherri.

Portieri shqiptar, i ditëlindjes 1977, debutues me çoçarët në fitoren 1-0 ndaj Monzës në Kupën e Italisë më 17 gusht, kthehet kësisoj në bazë për t’u vënë menjëherë në dispozicion. Sherri deri tani ka koleksionuar 8 ndeshje me fanellën kuqeblu”, shkruhej në njoftimin e  Kaljarit.

Futbollisti shqiptar ishte që të premten në stadium në ndeshjen e Kaljarit ndaj Milanit, por ndoqi këtë takim nga tribuna. Ai pritet të jetë portieri i dytë në vijimin e sezonit, pas titullarit Elia Kaprile.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments