Flamurtari zhgënjen sërish në shtëpi, pasi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Korabit. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Jotin dhe Silue në kohën shtesë i jep pikën e parë sezonale skuadrës së Troisit.

Tomori ka fituar 2-1 sfidën kundër rivalëve të Lushnjës. Me të njëjtin rezultat edhe Besëlidhja ka mposhtur Besën e Kavajës. Ne fillim ka qene futbollisti Ruben Danaj qe ka kaluar ne avantazh lezhjanet dhe me pas ka barazuar per kavajasit Edmond Hoxha. Ne pjesen e dyte do te ishte Eduard Shehu qe do te shenonte golin e fitores per Beselidhjen qe kesisoj ngjitet ne kuoten e 4 pikeve.

Apolonia fiton me goleadë përballë Turbinës, pasi mbyllet 5-2 sfida në “Loni Papuçiu”. Ndeshjet Luzi-Oriku dhe Burreli-Tërbuni kanë mbyllur me të njëjtin rezultat 1-1. Tek kjo e fundit, ne fillim ka qene Kurbneshi qe ka kaluar ne avantazh matjanet dhe pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol.

Ne te dyten ka qene autogoli i Salgado qe ka baraxuar gjithçka dhe si rrjedhoje dy ekipet kane ndare nga nje pike. Java e dyte e kategorise se pare do te mbyllet neser me sfiden qe do te luhet ne Korçe ne mes Skenderbeut dhe Dinamos./SHKODRA-SPORT.COM/