Dite te lumtura per futbollistin shkodran Andrea Ndoj. Ne fillim te kesaj jave mori ftesen nga ekipi i pare i Olimpiakosit per t’u stervitur me te. Te merkuren nderkohe ishte ne listen e ekipit qe udhetoi drejt Frances per ndeshjen ndaj Nantes per ndeshjen e “Europa League”, ndersa te enjten ka qene ne pankine ne kete ndeshje plot emocione.

Jo vetem kaq. Gazeta “Shkodra Sport” meson se mesfushori 19 vjeçar ka marre se fundi ftesen nga Kombetarja U21 per dy ndeshjet miqesore qe ajo do te zhvilloje gjate ketij muaji. Trajneri Bushi ka shfaqur deshiren per ta patur ne skuader dhe lojtari ka dhene OK-in e tashme pritet vetem publikimi i listes per te konfirmuar perfundimisht ftesen per Ndojin.

Ky i fundit ne fakt deri para pak kohesh ka qene pjese e kombetares U19 te Greqise, por lidhja me Shqiperine duket e forte dhe per kete arsye, shtatelarti i mesfushes ka zgjedhur te riveshe fanellen kuqezi.

Ndoji eshte pjese e ekipit Olimpiakos B, ka firmosur nje kontrate 4 vjeçare me klubin e njohur, drejtuesit e te cilit e shohin si nje element te perspektives dhe jo me kot e grumbulluan se fundi edhe per ndeshjen e “Europa League”.

Nga ana tjeter me kombetaren U21 ai do te kete mundesi te shfaqe te gjithe potencialin e tij dhe mbase t’i tregoje edhe trajnerit Edi Reja se eshte gati edhe per kombetaren e madhe.
Gjergj KOLA