Shkumbini ka prezantuar pesë afrimet e fundit në skuadër. Peqinasit edhe dje zyrtarizuan katër lojtarë të rinj nga Brazili, duke mos u ndalur me kaq.
Klubi i Kategorisë së Parë në Shqipëri, ka afruar edhe Xhonatan Hila, Everton Pereira, Rian Malaquias, Kazutaka Sato dhe Rudolf Hasa.
Lojtarët janë prezantuar pranë ambienteve të klubit dhe janë vendosur nën urdhërat e trajnerit Love Kestelot.
Tanimë pa frikë mund të quhet Shkumbini i të huajve, teksa në Peqin janë afruar disa lojtarë nga jashtë vendit. Vendi i nëntë me 18 pikë nuk garanton mbijetesën në kategori, teksa klubi ka marrë masa në merkato./newsport/