Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e prapambetur, ate “derbi” me KF Shkodra e cila eshte zhvilluar mesditen e sotme ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani”. Me kete fitore ekipi i drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani eshte ngjitur ne vendin e pare te renditjes pas javes se 13-te te kampionatit.

Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara, nuk dhuroi gol per asnjerin ekip dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Por krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Vllaznia do ta shtonte presionin e saj ne kerkim te golit te avantazhit dhe ia doli ta shenonte ne minuten e 57-te.

Ajo ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga mesfushori Paolo Pjeshka. Nderkohe ne minutat shtese te takimit sulmuesi Antonio Delaj do te shenonte edhe golin e dyte dhe te fundit te kesaj ndeshje.

Perfundimisht 2-0 per Vllaznia U19 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 29 pikeve dhe tashme eshte me merite ne vendin e pare te renditjes duke qene e shkeputur nje pike nga Partizani i vendit te dyte.