Koronavirusi më në fund arriti të bindë qeverinë japoneze të anulojë Lojërat Olimpike për t’i caktuar ata në një periudhë tjetër, kur jeta të nisë të jetohet vrullshëm dhe Covid-19 të jetë vetëm një e shkuar e hidhur.

“Tokyo 2020” ishin planifikuar të luheshin në muajin gusht, por pas anulimit të tyre do të duhej të vendosej një tjetër datë.

Në fillim u diskutua edhe dimri i këtij viti, por organizatorët nuk kanë dashur të rrezikojnë dhe kanë vendosur t’i largojnë akoma më shumë.

Eventi më i madh sportiv në glob do të zhvillohët pas më shumë se një viti në datat 23 korrik, deri më 8 gusht të 2021-shit. Vendimin e ka marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që e ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale. /vipsport/