Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Konfirmohet largimi i mbrojtësit, VLLAZNIA del me njoftim

ZYRTARE/ Konfirmohet largimi i mbrojtësit, VLLAZNIA del me njoftim

Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Mevlan Adili. Pasi i skadoi kontrata, dy palët nuk kanë gjetur akordin për të rinovuar dhe Adili do të jetë një lojtar i lirë.

Edhe pse Adili e kishte konfirmuar vetë disa ditë më parë largimin e tij nga Vllaznia, Vllaznia ka zyrtarizuar “divorcin” vetëm pak minuta më parë, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi i KF Vllaznia:

KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Mevlan Adili. KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite e gjysëm dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Faleminderit Mevlan Adili!

Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinacioni i ardhshem i ketij futbollisti, ndonese ditet e fundit eshte perfolur edhe per nje bashkim te mundshem te tij me Tiranen, por kjo mbetet per t’u pare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments