Manchester United është duke kaluar një periudhë krize të vështirë, sidomos pas humbjes në shtëpi përballë Liverpool me rezulatin 0-5.

Pas kësaj ndeshjeje nga Anglia u raportua se trajneri Solskjaer ka humbur besimin nga futbollistët e tij dhe se bordi po sheh për zëvendësuesin e tij.

Të këshilluar nga Ferguson për të pasur durim me trajnerin, teknikut norvegjez i janë besuar edhe 3 ndeshje për të treguar veten, teksa së fundmi sipas Manchester Evening News , Ronaldo po përpiqet të mbajë të bashkuar skuadrën në dhomat e zhveshjes dhe u ka kërkuar bashkëlojtarëve që të vazhdojnë ta mbështesin dhe të kenë besim te trajneri i tyre