Pasi kemi lënë pas javën e gjashtë të Superiores, ekipet do të rikthehen në fushën e lojës që të luajnë raudin tjetër. Dy ndeshjet kryesore do të jenë ato mes Dinamo-Kukësi dhe Vllaznia-Tirana.

Kryeqytetasit do të kërkojnë suksesin e ardhës pasi arritën të fitonin ndaj Skënderbeut në shifrat 0-1 falë realizimit të Cinedu.

Nga krahu tjetër Kukësi ka treguar se është bukuria e këtij sezoni me lojën që prodhohet nga ana e Longos. Ndërkohë një tjetër ndeshje që do të ndiqet me shumë interes është ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Bardheblutë kërkojnë që të vazhdojnë në hovin e tyre me rezultatet positive, por ndaj shkodranëve nuk do të jetë aspak e lehtë për të vazhduar këtë rrugëtim. /Sport Ekspres/