Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare: Kontratë afatgjatë, Partizani zyrtarizon sulmuesin e talentuar

Zyrtare: Kontratë afatgjatë, Partizani zyrtarizon sulmuesin e talentuar

Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar sulmuesin e talentuar, Tedi Cara. 19 vjeçari ka qenë pjesë e Besës në pjesën e parë të sezonit, ku shënoi 8 gola në Kategorinë e Parë. Cara është pjesë edhe e kombëtareve të Shqipërisë U-19 dhe U-20.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin e Besës për transferimin e Tedi Carës. Sulmuesi i talentuar kavajas i bashkohet kampionëve në fuqi pasi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë. Me ekipin e Besës këtë sezon 19 vjeçari, ka shënuar 8 gola. Performanca pozitive Cara ka dhuruar edhe me ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-20 të Shqipërisë”.

 

ZYRTARE | TEDI CARA KONTRATË 5 VJEÇARE ME KAMPIONËT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments