Tek Vllaznia jane ne pritje te zyrtarizimeve te levizjeve te fundit ne merkato. Jane 3-4 futbolliste me te cilet eshte arritur akordi ne parim dhe tashme pritet vetem ardhja e tyre ne Shkoder dhe hedhja e firmes ne kontrate.

Njeri prej tyre eshte sulmuesi kosovar Dardan Rexhepi i cili prej vitesh ka luajtur ne Suedi nderkohe qe tashme do te provoje nje pwervoje te re ne Shqiperi.

Kemi te bejme me nje sulmues te gjate 1.90 metra i cili eshte ndjekur prej kohesh nga drejtuesit e Vllaznise te cilet mendojne se mund te jete nje element qe do t’u beje pune me lojen e tij.

Rexhepi mendohet te mberrije keto dite ne Shkoder per te zhvilluar bisedimet e fundit me drejtuesit shkodrane dhe me pas per te hedhur firme ne kontrate.

Ne karrieren e tij sulmuesi 28 vjeçar ka luajtur me ekipet e Malmoes, IF Brommapojkarna, BK Häcken. Gais dhe se fundi me Norrby IF.
www.shkodrasport.com