Disfata me Teutën nuk u kapërdi lehtë nga Enkeleid Dobi, i cili dha dorëheqjen menjerë pas ndeshjes. Në lidhje me largimin e Dobit ka reaguar edhe Kukësi në rrjetet sociale, ku konfirmon se rrugët mes tyre janë ndarë, ndërsa vendin e tij do ta marrë Rrahman Hallaçi.

“FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi nuk është më trajner i ekipit tonë. Dobi ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes ndaj Teutës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë.

Trajneri i Kukësit për ndeshjet në vijim do të jetë Rraman Hallaçi. Klubi i Kukësit falënderon Dobin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindorë.

Ne fakt edhe heret e tjera Hallaçit i eshte besuar drejtimi i ekipit por kjo ka ndodhur per vetem pak kohe, duke mos iu dhene asnjehere besimi i duhur dhe mbase kete here do te jete ndryshe. Ne fund te fundit, me mire se e njeh ai Kukesin, nuk e njeh askush tjeter.