Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Liga e Kampioneve sjell largimin e parë nga Partizani, klubi i...

ZYRTARE/ Liga e Kampioneve sjell largimin e parë nga Partizani, klubi i jep duart kapitenit

Bruno Telushi nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Mesfushori i të kuqve është larguar përfudnimisht nga skuadra, pas tensionit që ka pasur me trajnerin zoran Zekic pas ndeshjes në Champions.

Bruno Telushi ka qenë i pakënaqur për mos aktivizimin si titullar në këtë takim dhe pas ndeshjes ai ka shfaqur nervozizëm. Trajneri Zoran Zekiç nuk e ka pritur mirë sjelljen e Telushit dhe ka dashur që ta bëjë shembull, teksa ka ardhur njoftimi se Telushi largohet nga skuadra pak javë pasi kishte rinovuar kontratën


Njoftimi i klubit

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments