Edon Hasani do të jetë pjesë e AF Elbasanit duke nisur nga sezoni i ri. Mesfushori i cili ishte pjesë e Kastriotit edicionin e shkuar është prezantuar nga skuadra e cila u ngjit në Kategorinë e Parë. AF Elbasani po ndërton një skuadër pretendente dhe ka nxjerrë shpallur si objektiv ngjitjen në elitë.

Hasani shton cilësinë në mesfushë, pasi bëhet fjalë për një lojtarë me shumë eksperiencë, që ka luajtur me shumë skuadra në Shqipëri dhe jo vetëm.

Shkodrani ka qenë pjesë e Kukësit, Vllaznisë, Tiranës dhe Partizanit krahas Kastriotit, ndërkohë ka pasur disa eksperienca dhe në Iran, Rumani dhe Bullgari.

AF Elbasani po punon seriozisht për tu rikthyer në Superiore, teksa ka afruar disa lojtarë me emër si Greca, Karakaçi, Idrizaj, Rami etj. Verdheblutë pritet që të bëjnë disa afrime të tjera, me trajnerin Nevil Dede që ka nisur prej kohësh punën.