Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Mesfushori shqiptar transferohet në klubin ukrainas

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar transferohet në klubin ukrainas

Klubi ukrainas Polisia Zhytomir, ka zyrtarizuar sot transferimin e mesfushorit Lindon Emërllahu nga radhët e CFR Kluzh në Rumani.

Klubi ukrainas ka bërë këtë lëvizje të shpejtë duke siguruar firmën e mesfushorit 23-vjeçar, i cili në fillimin e këtij viti kishte kaluar në Rumani nga radhët e Ballkanit.

Klubi kosovar përfitoi 700 mijë euro për transferimin në Rumani të lojtarit i cili ishte bërë një emër i njohur në vitet kur skuadrën e drejtoi me shumë sukses Ilir Daja, duke e shpallur kampione dhe duke e çuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Bëhet e ditur se Emërllahu ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin e Polisia Zhytomir, ku do të mbajë numrin 14 dhe pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në mesfushën e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments