Gbolahan Salami Mustapha është afrimi i radhës te Kukësi. Klubi verilindor ka bërë me dije marrëveshjen me mesfushorin 22-vjeçar.

Ai ka firmosur një kontratë që e lidh me kuksianët për 2 sezonet e ardhshmet. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit thuhej:

“WELCOME GBOLAHAN SALAMI MUSTAPHA

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

22 vjeçari, i lindur në Lagos, Nigeri, vjen te Kukësi nga kampionati Nigerian!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Gbolahan Mustapha dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Gbolahan

Skeda e Lojtarit:

Emri: Gbolahan Salami Mustapha

Mosha: 22 vjeç

Kombësia: Nigerian

Pozicioni: Mesfushor/Sulmues Krahu”.