Denis Dyca është larguar zyrtarisht nga Burreli. Sulmuesi firmosi me skuadrën e Kategorisë së Parë në fillim të sezonit, ndërsa aventura e tij ka zgjatur vetëm 6 muaj.
Është vetë 24 vjeçari që përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nga dita e sotme nuk do të jetë pjesë e Burrelit.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e Burrelit. Falenderoj drejtuesit, stafin dhe çunat e skuadrës për besimin në këto 6 muaj. Ju uroj që të arrini objektivin madhor. Faleminderit!”, shkruan Dyca në postimin e tij.
Burreli renditet në vendin e dytë me 16 pikë, në Grupin A të Kategorisë së Parë, 4 pikë më pak se Dinamo që kryeson klasifikimin./newsport/