Pasditen e sotme është zhvilluar në Mitrovicë të Kosovës ndeshja miqësore e futbollit të femrave në mes ekipit vendas Trepça ’89 dhe ekipit shkodran “Juban Danja”. Siç kemi bërë të ditur, kjo ndeshje do shërbente si test për këtë të fundit në prag të nisjes së kampionatit të ri por edhe për të forcuar marëdhëniet në mes dy vendeve. Siç na bën të ditur presidenti i ekipit “Juban Danja” Ferdinand Jaku, rezultati përfundimtar i kësaj miqësoreje ka qenë 3-1 për ekipin kosovar. Të vetmin gol për vajzat jubanase e ka shënuar futbollistja më e mirë e këtij ekipi Advije Veliu. Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e trajneres Emanuela Jaku në pankinën e këtij ekipi. Sigurisht që nga miqësorja e sotme, janë nxjerrë mësimet e duhura dhe tashmë skuadra do bëhet gati për nisjen e kampionatit të ri teksa më 20 tetor do bëhet startimi i tij dhe “Juban Danja” pretendon të shpallet kampione e vendit.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE “Juban Danja” mundet 1-3 në Mitrovicë në miqësoren me Trepçen