HomeKRYESOREZyrtare/ Një shkodran emërohet trajneri i Lirisë së Prizrenit

Zyrtare/ Një shkodran emërohet trajneri i Lirisë së Prizrenit

Pas largimit nga Vushtria, Samuel Nikaj ka gjetur një skuadër tjetër për të drejtuar. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, klubi Kf Liria, ka njoftuar se trajneri i skuadrës nga Prizreni, në sezonin e ri do të jetë Samuel Nikaj.

“Trajneri shkodran Samuel Nikaj është emri i përzgjedhur nga Bordi i klubit për të drejtuar skuadrën bardhezi drejt Superliges.Samueli tani më njihet si specialist i inkuadrimit të ekipeve në superligë (Flamurtarin dhe sê fundi Vushtrin ) dhe në superiore te Shqipëris me Kastriotin.I deshirojmê trajnerit mireseardhje dhe suksese me klubin tonë.”- shkruan klubi Kosovar.

Vlen të kujtojmë se trajneri shkodran ka drejtuar Vllazninë, Beslidhjen Tërbunin, dhe Kastriotin, në Shqipëri, ku me këta të fundit arriti të siguronte Kategorinë Superiore. Pikerisht drejtuesit i Lirisë shpresojnë që me përvojën e tij, do të bëjë të mundur që, skuadra të arrijë rezultate të kënaqëshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments