Futbollisti shqiptar i Volfsburgut Elvis Rexhbecaj është huazuar për 1 vit te skuadra e Këlnit.

sdkdkffk

Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane teksa 22-vjeçari ka humbur vendin në formacionin titullar të Volfsburgut për shkak se trajneri Oliver Glanser e ka aktivizuar në vetëm 1 takim gjatë këtij sezoni.

Rexhbecaj është në kontratë me Volfsburgun deri në vitin 2023, ndërsa ende nuk ka zgjedhur se kë shtet do të përfaqësojë: Kosovën, vendin e origjinës apo vendlindjen Gjermaninë.

Ai është njëri prej talenteve më premtues me origjinë shqiptare teksa çmimi i tij në merkaton europiane është 5 milionë €.