Tashmë nuk ka më dyshime, Ismal Dunga është larguar nga Vllaznia dhe ka firmosur për Sagan Tosu në kampionatin japonez për një vit.

Sulmuesi është larguar kështu përfundimisht nga ekipi shkodran për një shifër rreth 70 mijë euro e tashmë do të vijojë karrierën e tij në Japoni.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Sagan Tosu në rrjetet sociale që bën me dije firmën me lojtarin. Dunga ka thënë edhe fjalët e para si lojtari i skuadrës japoneze dhe është gati të japi më të mirë me këtë ekip.

“Gëzohem që u njoha, unë jam Ismael Salim Dunga. Jam i lumtur që jam pjesë e familjes Sagan Tosu. Unë do të doja të punoja si ekip me ju dhe të bëja më të mirën. Faleminderit”, shprehet Dunga në postimin e klubit./newsport/