Ok, jemi kualifikuar, bile qe mbas fitores me Çekine. Aty dhe une gezova, urova dhe me uruan rrugeve e lokaleve te Tiranes.

Por kaq duhej te mjaftonte. Te vazhdosh me himnizime pa fund e pa vend eshte nonsens. Kemi arritur nje sukses, se bashku me Sllovenine dhe ndoshta Luksemburgun, Kazakistanin, Izraelin, Uellsin, Sllovakine apo Malin e Zi jemi mes 24 ekipeve me te mira te Europes!

Duhej qe ndeshja kunder Moldavise te na ulte nga fluturimi, e thashe dhe te statusi i meparshem jo fort i mirepritur nga euforistet tane shperndare anekend studiove televizive qe nuk lodhen duke shfletuar fjaloret te gjejne elozhet me hiperbolike per suksesin gjithsesi ne vetvehte shume te bukur e te merituar.

Pa i hyre emrave qe luajne dhe atyre qe duhet te luajne, me sa duket duhej te vinin skandinavet nga Faroe te na tregonin se ka vend per korigjim, reflektim dhe bile kritikë. Qe ne Gjermani te gezojme perseri!