Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në vendin e parë grupin e saj kualifikues të Euro 2024, me në arritje historike për futbollin tonë.

Megjithate kuqezinjte i mbyllen keto eliminatore me nje ndeshje jo te mire, teksa nuk kane marre me shume sesa nje barazim pa gola 0-0 ndaj skuadres me te dobet te grupit, Ishujve Faroe.

Djemtë e Sylvinhos tashmë si asnjëherë më parë në historinë e kombëtares e mbyllin fushatën kualifikuese në vendin e parë në grupin E me 15 pikë. Kuqezinjtë vazhdon të jenë të pamposhtur në “Air Albania”, duke e kthyer këtë të fundit në një fortesë.

Asani, Daku, Uzuni, Bajrami dhe Muçoli do të tentonin të gjenin golin, por skuadra e Ishujve Faroe ishte e mirëorganizuar duke ndalur kështu në barazim kuqezinjtë. Në “Air Albania” skenën e “morën” tifozët kuqezi të cilët elektrizuan stadiumin me koret dhe banderolat e tyre në mbështetje të djemve tanë.

Në këtë mënyrë kombëtarja shqiptare grumbullon 15 pikë pas 8 ndeshjesh në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 4.


SHQIPERI- ISHUJT FAROE 0-0

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku
Trajner: Silvinjo

ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Vatnhamar, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson
Trajner: Hakan Erikson