Shqiperia ia doli jo vetem te kualifikohet per ne finalet e Kampionatit Europian, por edhe te ruaje vendin e pare ne grup. Sonte nderkohe skuadra nuk shfaqi formen e saj me te mire dhe si rrjedhoje, i mbylli keto eliminatore me nje barazim 0-0 ndaj Ishujve Faroe.

Kapiteni Berat Gjimshiti duke folur per mediat u shpreh se ndaj kundershtarit nuk pati asnje lloj nenvleresimi, por e rendesishme eshte qe u mor ajo pike e cila e la Shqiperine ne vendin e pare.

“Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim golin, por arritëm objektivat, i parë ishte kualifikimi dhe objektivi i dytë ishte vendi i dytë.

Nuk e nënvlerësuam, por ishim shumë fizik dhe ishin gati se nuk patën ndeshje si ne dhe nuk ishin të lodhur ishin të freskët në këto momente sduhet nënvlerësuar asnjë ekip”, tha ai për “Super Sport”.