Mirel Josa ka thënë se në rast se do të ishte arbitri shqiptarm, Enea Jorgji në ndeshjen Turqi-Itali, do e kishte dhënë penallti rastin e Spinacolës. Në “EuroMania” në News 24, Josa ka thënë se Uellsin e shikon shumë poshtë në krahasim me rivalët e tjerë, për atë që tregoi ndaj Shqipërisë.

“Spinacola u zgjodh lojtari i ndeshjes, por për mua te Italia më i miri ishte Berardi. Nëse do të ishte Jorgji, prekjen me dorë të Turqisë do e jepte penallti. Turqia i zgjidhi keq problemet në fushën e lojës. Bënë përpjekje që në pjesën e dytë të fusin Çalhnoglunë pas sulmuesit, por nuk kishin zgjedhje të veçantë.

Autogoli që pësuan, dhe goli i dytë, ia prishën të gjitha planet. Për sa e pashë Uellsin ndaj Shqipërisë, mendoj se nuk kanë asnjë shans kundër Zvicrës. Këta të fundit i shikoj më shumë favoritë se Uellsi. T’i besosh kolonisë së shqiptarëve nuk është gjë e keqe. Mos harrojmë që Xhakën e kërkon Murinjo te Roma.

Nuk kam shumë besim te Belgjika. Lojtarët kryesorë në Botëror kanë qenë De Bryjne dhe Hazard, të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë.”, tha Josa.