Mirel Josa është trajneri më i ri i Kukësit. Tashmë gjithçka është zyrtarizuar nga vetë klubi verilindor që nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin kryeqytetas.
Njoftimi i klubit:
Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.
Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian.







