Presidenti I Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi ka folur sot përpara medieve duke treguar se fundi I tetorit do rikthejë lojën e rrjetës, ndërsa shprehet I zhgënjyer pas kërkesave ndaj Qeverisë për ndihmën ndaj sportit dhe neglizhencës së këtyre të fundit.

Komuniteti I këtij sporti është mbledhur sot për të vendour pikat mbi “i”, me volejbollin që tanimë e ka një datë për nisjen e sezonit.

“Jam jashtëzakonisht I zhgënjyer nga organet, sepse duhet të kishte respekt për këtë komunitet argëtues në jetën e përditshme të popullatës, ndërsa nuk kemi asnjë reagim, vetëm përcjellje. Kjo më ka indinjuar dhe nuk e dimë hapin e radhës. Jemi munduar të gjejmë rrugën me Ministrinë e Arsimit por nuk kemi asnjë përgjigje.

Nisja e sezonit? Ne akoma nuk kemi një datë të saktë por kemi marrë vendimin që të nisim javën e fundit të tetorit. Minimalisht jo se federate ka qenë passive me kërkesa drejtuar organeve kompetente, pork jo periudhë e gjatë ka krijuar një gropë të gjatë në ekipet sportive.

Jemi të gatshëm, kemi hedhur shortin dhe kemi dy skenarë kohorë sepse jemi në varësi të kohës. Kampionati I femrave ka 13 ekipe dhe duhen 26 javë. Kampionati duhet të mbarojë në 15 prill të vitit të ardhshëm”, tha Pëllumbi./newsport/