Partizani afron një tjetër talent! Sulmuesi 18-vjeçar, Klevis Dragaj, i është bashkuar “demave të kuq”, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe anëtar i Kombëtares U-19 të Shqipërisë.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

ZYRTARE 

KLEVIS DRAGAJ VISHET I KUQ

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Klevis Dragaj. Sulmuesi i talentuar 18 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë katër vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe antar i ekipit tonë përfaqësues U-19.