Mladen Milinkoviç është shkarkuar nga Partizani. Trajneri serb qëndroi për gjashtë javë në krye të “demave”, ndërsa të kuqtë përfunduan në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara.
Jo vetëm kaq. Klubi i kuq ka njoftuar se nga detyra janë shkarkuar edhe dy ndihmësit e tij, Slobodan Milinkoviç dhe Nikola Stankoviç. Më parë Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen nga Partizani.
Njoftimi i Partizani:
“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.
Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”.