Dita e neserme do te dhuroje sfiden me te rendesishme te grupit A ne kategorine e pare, aty ku Kastrioti kryesues do te ndeshet me Beselidhjen e vendit te dyte, ne takimin qe do te luhet ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes.

Per lezhjanet qe ndodhen 9 pike larg kryesuesve, kjo perballje eshte shpresa e fundit per ta rihapur kampionatin dhe pretendimet e tyre per t’u ngjitur ne Superlige.

Ne prag te kesaj ndeshje, trajneri Elvis Plori ne nje prononcim per RTSH Sport eshte shprehur entuziast per nje rezultat pozitiv teksa eshte shprehur: “Them se jemi te mobilizuar, do te japim maksimumin ne fushe. Djemte i shoh me shume deshire ne stervitje.

Kemi te bejme me nje ndeshje te forte, kuptohet kjo, por Beselidhja ka treguar se ndeshje te tille di t’i nxjerre ashtu si duhet. Une shpresoj shume tek grupi, nuk eshte se kam probleme me lojtaret, jane vetem dy te cilet jane ne medyshje dhe shpresoj te bejme me te miren per te synuar fitoren”.

Kastrioti ndodhet ne vendin e pare me 40 pike nderkohe qe Beselidhja ka 31, duke mos qene e favorizuar ne garen me krutanet, megjithate nje fitore neser mund te rihapte gjithçka dhe mund te shtonte shanset e lezhjaneve per ne Superlige.