Ne javen e trete te kampionatit te ketij sezoni, Vllaznia do te priste ne Shkoder ekipin e Tiranes dhe arbiter do te ishte serish Enea Jorgji. Gjate pjeses se pare, ka qene nje nderhyrje e dukshme e gabuar brenda zones ndaj mesfushorit brazilian te Vllaznise Emerson, por arbitri nuk akordoi 11-metersh.

Protestat e shkodraneve ndaj Jorgjit ishin te medha por nuk ndryshuan asgje dhe ne pjesen e dyte, Tirana shenoi dy gola duke fituar 2-0. Kuqeblute dolen te zhgenjyer nga humbja, arbitrimi por edhe leshuan nje shume akuzash ndaj ketij arbitri.

Sot nderkohe, vertete Vllaznia nuk zhvilloi nje 90 minutesh te mire, madje 45 minutat e dyta lane shume per te deshiruar, por Enea Jorgji ka qene perseri protagonist.

Ka qene minuta e 26-te kur Sidorenco krosoi nje top per Zogajn, por ai ndalet ne doren e hapur te Bathes dhe ndryshon drejtim. Por arbitri serish nuk tregon piken e bardhe. E nese shkodranet vijonin protestat, bardheblute ne nje kunderzbritje te shpejte, shenuan golin e pare.

Gjashte minuta me vone, vjen goli i dyte per Tiranen, por pamjet filmike tregojne se autori i golit Ngoo eshte ne pozicion jashte loje, por anesori e konsideroi te rregullt dhe per kete arsye lejoi aksionin qe solli golin e dyte te vendasve qe rrjedhimisht mbylli edhe ndeshjen.

E habitshme ne fakt kjo qe ndodh dhe vete trajneri Dedja pas ndeshjes, i pyetur ne lidhje me arbitrimin e Jorgjit, kryesisht tek rasti i penalltise se paakorduar, eshte shprehur: “Shumë e habitshme që Jorgji nuk e akordoi këtë penallti, ishte shumë e habitshme”.