Lajme të mira për boksin shkodran dhe atë shqiptar. Boksieri Kristian Demaj ka përfituar një kontratë profesionistësh nga ekipi “Mexico Guerreros”.  Ai siç dihet bëri një ndeshje me këtë ekip pak kohë më parë, të vlefshme për Ligën gjysmëprofesionistë (ëSB) ndaj bjellorusit Sergej Kuzmin dhe ndonëse e humbi atë, ka lënë përshtypje të mira tek drejtuesit e ekipit meksikan që për rrjedhojë I kanë ofruar të firmosë një kontratë me ta. Në fakt kohëzgjatja e kësaj kontrate këtë herë nuk do jetë e gjatë, vetëm tre mujore, çka do të thotë se ai konsiderohet zyrtarisht pjesë e këtij ekipi për periudhë janar- mars 2013. Kjo ngaqë në fund të muajit të ardhshëm përfundone dhe faza e dytë e garave individuale të kësaj Lige. Lajmi për firmosjen e kësaj kontrate është konfirmuar për gazetën “Shkodra Sport” nga vetë boksieri Kristian Demaj që është shprehur: “Jam I lumtur që gjërat shkuan kështu. Drejtuesit e ekipit meksikan mesa duket janë bindur për aftësitë e mira dhe më ofruan të firmosë këtë kontratë të parë me ta. Natyrisht që mundësitë e mia janë shumë më të mëdha sepse në ndeshjen e parë që zhvillova me ta, siç dihet kam qenë pa përgatitjen e duhur fizike. Mendoj se me këtë kontratë, më është hapur edhe më tepër rruga drejt profesionizmit”. Tashmë gjërat janë të qarta. Demaj ka nisur një rrugë të gjatë në këtë lloj të boksit. Paraqitja e tij në ndeshjen e parë ka qenë shumë e mirë. Pikërisht prej kësaj paraqitje, në bazë të pikëve të grumbulluara në të, Kristian Demaj renditet I 26-ti në peshën e tij nga 42 boksierët pjesmarrës në të. Kjo tregon se ai ka bërë mirë në atë ndeshje duke marrë një numër të konsiderueshëm pikësh. Të mos harrojmë se kundërshtari I tij në atë ndeshje, aktualisht mban vendin e tretë në këtë peshë në renditjen e përgjithshme. Ndeshja e rradhës për ekipin meksikan do të jetë ajo e datës 22 shkurt në Meksikë përballë ekipit të Azerbajxhanit. Duket se stafi I “Mexico Guerreros” e ka planifikuar Demën pjesë të formacionit për këtë ndeshje. Jo më kot, I kanë nisur të gjithë dokumentacionin e duhur dhe boksieri shkodran ditën e djeshme është paisur me vizën amerikane që I duhet për të udhëtuar drejt Meksikës. Ajo çfarë është më e bukura, ka të bëjë me atë se afati I vizës është 1 vjeçare, çka do të thotë se gjasat janë që në nëntor kur fillon edicioni I ri I kësaj Lige, drejtuesit  e ekipit meksikan do t’I ofrojnë një kontratë të re Kristian Demës. Boksieri 22 vjeçar shkodran të hënën ose të martën do të niset drejt Meksikës për të vazhduar përgatitjet me ekipin e tij për ndeshjen e rradhës. Liga Profesioniste ëSB për këtë sezon është drejt fundit dhe për pasojë, tashmë kanë filluar të bëhen planet edhe për sezonin e ardhshëm që nis në shtator. Demaj pritet të jetë sërish pjesë e Mexico Guerreros, ndoshta edhe e ndonjë ekip tjetët pjesmarrës në këtë Ligë. Tashmë gjërat kanë marrë për mirë dhe jo vetëm për të por edhe për ndonjë boksier tjetër shqiptar.
Gjergj KOLA